Vendimi për Spaletin, vërshëllimat dhe Naingolan-Ikardi: Marota i sqaron të gjitha

Bepe Marota është prej disa muajsh pjesë e kryesisë së Interit, duke pasur një ndër rolet më të rëndësishëm në klub. Pas ndeshjes së humbur nga zikaltrit një ditë më parë ndaj Bolonjës, u përfol se Spaleti mund të ishte i shkarkuar, por Marota ka dhënë vendimin përfundmitar, teksa ka folur për mediat italiane.

Drejtori i klubit nga Milano është pyetur mbi takimin që pati me Spaletin si dhe për fatet e teknikut në pankinën e Interit. Gjithashtu, Marota foli dhe për fërshëllimat e tifozëve si dhe për Mauro Ikardin e Raxha Naingolan.

DISKUTIMI PAS NDESHJES ME TRAJNERIN – “Natyrisht që pati një diskutim pas ndeshjes, që është normal si për çdo ndeshje tjetër, si në humbje si në fitore. Nuk ka asgjë.”

VENDIMI MBI SPALETIN – “Nuk është aspak e vërtetë se ndeshja ndaj Parmës do të jetë deçizive për fatet e Spaletit. Nëse në një anë e dimë që Interi po kalon një moment të vështirë, në anën tjetër, dua të them që pozitat e Spaletit janë solide. Kanë ngelur dhe 16 ndeshje dhe jemi në vendin e tretë. Forma jonë ka ardhur në rënie kohët e fundit, por jemi një klub i madh, kemi një skuadër të mirë dhe një trajner shumë të aftë.”

FËRSHËLLIMAT E TIFOZËVE – “Fërshëllimat janë një shenjë dashurie kur gjërat nuk shkojnë mirë. Na duhet ta kuptojmë mentalitetin e tifozëve. Është një moment i vështirë për ne. Nuk duhet të harrojmë, që shumica e lojtarëve janë të rinj dhe kanë vend për përmirësim.”

IKARDI – “Është një lojtar i mirë që jep gjithmonë më të mirën. Gjithashtu dhe ai është i ri dhe mund të përmirësohet, kështu që nuk duhet t’i vëmë fajin atij. Kritikat duhet të jenë për të gjithë në këtë moment të vështirë, pasi të gjithë janë fajtorë, në rast se flasim për fajin.

NAINGOLAN – “Pati disa vështirësi në ambientim, pasi nuk ka qenë në formën që ka treguar vitet e fundit. Ai mund dhe duhet të bëjë më shumë, por ai është në dijeni të situatës. Ai po punon me Spaletin dhe ja  i sigurt që profesionalizmi i tij do ta ndihmojë të rikthehet akoma më i fortë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *