Vendimi për Mkitarjan, reagon vetë ylli i Arsenalit

Henrik Mkitarjan nuk do të jetë në takimin final të Europa League mes Arsenalit dhe Çelsit. Ky takim do të luhet në Baku të Azerbajxhanit dhe për shkak të problemeve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, mesfushori i Arsenalit nuk është lejuar nga UEFA që të udhëtojë me skuadrën.

Pas këtij vendimi, ka reaguar vetë mesfushori 30-vjeçar, i cili tha se kjo është një ndeshje shumë e veçantë dhe ndjen shumë keqardhje që nuk do të jetë pjesë e skuadrës: “Kjo është një ndeshje që nuk vjen shumë shpesh për ne lojtarët dhe më duhet ta pranoj, më vjen shumë keq që nuk do të jem i pranishëm. Do të jem tifoz për shokët e mi të skuadrës. Forca Arsenal”, shkroi Mkitarjan në “Twitter”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *