Kupa test dhe realitet: Bylis, Vllaznia dhe Apolonia nderojnë Kategorinë e Parë

Në ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë janë të kualifikuara gjashtë skuadra të Kategorisë së Parë, të cilat përbëjnë 16 skuadrat në tetë çiftet e këtij turi. Në sfidat që u luajtën dje në mesditë, natyrisht që spikat skuadra e Bylisit me fitoren e pastër 2-0 ndaj Laçit, por edhe ajo e Apolonisë 2-1 ndaj Kukësit, dhe e Vllaznisë me Kamzën 2-1. Të dyja skuadrat e Prefekturës së Fierit treguan vlerësim për Kupën e Shqipërisë, po kështu edhe Vllaznia, që veç rezultatit ato paraqitën në fushën e lojës realitetin e tyre përballë skuadrave të elitës.

Tre skuadrat e tjera të këtij turi, Besëlidhja, Egnatia dhe Lushnja, edhe pse luajtën në fushat e tyre nuk mundën që merrnin fitoren, qoftë edhe për moral. Lezhjanët ishin të barabartë në pjesën e parë me Skënderbeun, por nuk mundën të ishin të tillë deri në fund duke humbur 1-2, ndërsa Egnatia përballë Luftëtarit duket e dorëzuar me humbjen 0-3. Vetëm një gol shënuan lushnjarët ndaj Teutës, ndërsa pësuan tre të tjerë, duke shënuar kështu të trija këto skuadra eliminimin nga Kupa që në takimin e parë të turit të dytë.

Ndërsa ky ishte realiteti pas ndeshjeve të para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, parashikimet për ndeshjet e dyta të këtij turi duken jo shumë pozitive për skuadrat e Kategorisë së Parë. Duke përjashtuar Bylisin që në takimin e parë fitoi 2-0 me Laçin dhe ka mundësi kualifikimi, Vllaznia dhe Apolonia që fituan ngushtë 2-1 me Kamzën e Kukësi, ndoshta do të penalizohen nga pësimi i golit në fushën e tyre.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online