Vëllezërit që duhej të luanin së bashku

Sot Bashakshehiri luajti në Austri një miqësore kundër Viteses. Përfundoi 1-1, shënoi edhe Sokol Cikalleshi. Gjithçka normale, Cikalleshi shënon gjithmonë.

Megjithatë, nuk mund të të mos bëjë përshtypje një foto fantastike (meritë e Fatlum Kurtajt), ku Sokol Cikalleshi shfaqet në krah të Milot Rashicës.

Dy yje për futbollin shqiptar, njëri në Turqi e njëri në Holandë, po ndërtojnë karrierën dhe jetën e vet falë një pune të jashtëzakonshme, duke u bërë pika referimi në klubet përkatëse.

Duhej të luanin bashkë edhe në kombëtare. Për fat të keq, Shqipëria e Kosova janë të ndara, përfaqësohen më vete në sportin ndërkombëtar,ndaj këta dy sulmues nuk do të luajnë dot bashkë në një ekip.

Mund ta bënin, Rashica ishte i Shqipërisë deri para Europianit. Xhani De Biazi vendosi të mos e merrte në Francë, pasi zgjodhi ata që kontribuuan për kualifikimin në Europian. Rashica vendosi të luante rregullisht te Kosova, vendlindja e tij, zgjedhje e kuptueshme, nuk kemi ç’ti themi. Të paktën nuk është Januzaj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online