Davide Astori nuk jeton më. Ish-kapiteni i Fiorentinës kishte një vajzë, Vitorian. Françeska Fioreti, bashkëshortja e italianit, do të duhet të bëjë përpara dhe ta përballojë dhimbjen. Rreth gjashtë muaj pas vdekjes së Astorit ajo ka vendosur të flasë.
“Davide u nda nga jeta në momentin më të lumtur për të. Kemi pasur një jetesë të mirë dhe tani më duhet të jetoj një jetë tjetër, që nuk e kam zgjedhur vetë. Gjithsesi kam vendosur të shoh përpara për Vitorian. Ajo e di që babai i saj nuk do të kthehet më, por ne e kemi vendosur atë në një vend imagjinar ku është i lumtur”, tha fillimisht Françeska në intervistën e gjatë të dhënë për “Corriere della Sera”.
Asaj i është dashur të ruajë qetësinë dhe më së shumti për të bijën: “Një ditë pas vdekjes së Davides e çova në shkollë dhe shkova tek psikologu i fëmijëve. Ai më këshilloi që: ‘As gjëja më tragjike nuk duhej ta destabilizonte Vitorian. Qetësia e saj varet nga imja, ajo nuk duhet të më shohë të trishtuar: lotët tanë nuk duhet të jenë lot dëshpërimi, por emocioni. Davide nuk duhet të bëhet një tabu për të folur dhe zbrazëtia nuk duhet të na zërë frymën’. Në udhëtimin tonë të parë pa Daviden, në një moment unë pashë buzëqeshjen e saj dhe mendova: arrita ta bëj atë të shijojë udhëtimin”.
MOMENTET E LUMTURISË – “Në një parti ai më pyeti për Vietnamin. Kisha qenë atje për një program televiziv. Dukej si një strategji afrimi dhe pastaj më shkruante çdo ditë për një muaj, madje unë edhe i printoja këto biseda. Më bën të buzëqesh, pasi një ditë Vitoria mund t’i lexojë mesazhet me teknikat e joshjes së babait të saj. Para se të udhëtoja në Peru, kuptova se isha shtatzënë. Pas kontrollit na thanë se e kishim humbur fëmijën, por më vonë kuptova se ishte akoma aty. Davide më pas tha: ‘Nëse barku është aq i fortë, mund të jetë vetëm një fëmijë’. Dhe ne zgjodhëm emrin Vitoria, kur mësuam se ishte një vajzë”.
VDEKJA E DAVIDES – “Unë jam i sigurt se e kam bërë Daviden të lumtur. Ai u largua në momentin më të lumtur të jetës së tij. Fati ishte i padrejtë, por nëse nuk do e kisha takuar, nuk do të kishte dashurinë tonë, që e bënte atë njeri dhe baba. Dhe në qoftë se dhimbja ime duhet të jetë “pengu”, për të paguar njohjen me Daviden, unë mund ta duroj përgjithmonë. Duhet të ecim së bashku derisa të humbasim. Tani konstantja e gëzueshme është Vitoria: jeta që nuk ndalet kurrë”, ka përfunduar Françeska.