Xhokoviç “perandor” në Kinë, tani Nadal në shënjestër

Serbi Novak Xhokoviç është shpallur këtë të diel kampion i Master 1.000 në Shangai, pas triumfit në finale ndaj kroatit Borna Çoriç në dy sete, 6-3, 6-4.

Është një hap i rëndësishëm për Xhokoviç drejt objektivit të madh të vitit, parakalimit të spanjollit Rafael Nadal, për ta mbyllur sezonin si numri 1 i tenisit botëror.

Aktualisht numri 2 në botë, që me pikët e këtij turneu kaloi zviceranin Roxher Federer në renditje, e mposhti kroatin Çoriç në 1 orë e 36 minuta, në një sfidë emocionuese.

Ishte fitorja e 18-të rresht për tenistin serb, i cili nuk ka humbur asnjë nga 26 setet e fundit, duke triumfuar në 4 turnetë e fundit në Shangai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online