Vazhdon lufta, Kukësi kundër Eminit në FIFA

Izair Emini ishte një nga rebelët e kësaj vere te Kukësi, sepse pas përfundimit të aventurës evropiane sulmuesi ishte i sigurt që doli i lirë në treg dhe kishte marrëveshje verbale me Shkëndijën.

Kukësi, realisht, nuk e kishte në planet e veta, por pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Sherifit në Elbasan dhe pas largimit të Pejiçit, ndërroi mendje, duke aktivizuar klauzolë rinovimi automatik për të cilët Emini nuk ishte fare në dijeni.

Shqiptari nga Maqedonia refuzoi prerë dhe prej javësh është në Tetovë, ku stërvitet herë me Shkëndijën e herë i vetëm. Ndërkohë, sulmuesi e ka çuar çështjen në FIFA, por aty do të shkojë edhe Kukësi, raporton Supersport.

Klubi kampion i Shqipërisë pretendon se 31-vjeçari nuk u është përgjigjur thirrjeve të klubit për t’u bashkuar me skuadrën, duke mos respektuar kontratën, ndërkohë që kërkon një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh për prishjen e njëanshme të saj.

Më parë Kukësi u detyrua të linte të lirë Nijas Lenën, edhe pse ashtu si për Eminin, pretendoi se i ishte rinovuar kontrata. Ndërkaq, Albi Alla u kthye për nj kontratë të dyfishuar, nga 2500 në 5000 euro në muaj. Edhe Koliçi, i cili kërkonte largimin, qëndroi duke rinovuar me rritje të konsiderueshme page.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online