Liria e Shkëmbit mposht kampionët e Kosovës, Mazrekaj e “bën sefte”

Pas startit me humbje, edhe pse luajti mirë, Liria e Prizrenit, drejtuar tashmë nga Bledi Shkëmbi, ka arritur fitoren e parë sezonale dhe çfarë fitoreje: ka mundur 1-0 Trepçën ’89, kampione në fuqi dhe skuadra më cilësore në Kosovë.

Me Bakaj, Vrapi, Basriu, Sefa e Magani në formacionin titullar, Liria luajti një ndeshje mjaft të mirë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke goditur shtyllën në pjesën e parë me Sefën, para se Mevlan Zeka të siguronte fitoren, duke transformuar saktë një 11-metërsh në minutën e 75-të, fituar nga Gavazaj (vëllai i vogël i Enisit të Skënderbeut). Fitore e artë për Lirinë, që ka bërë revolucion këtë verë dhe ka nevojë për pikë morali, derisa skuadra të gjejë ekuilibrat.

Ndërkaq, Prishtina triumfoi 2-0 në derbin kundër Flamurtarit. Skuadra e Dallkut, Currit dhe Mazrekajt ka bërë autokritikë të fortë pas startit me humbje, sepse sot ka zgjidhur gjithçka me lehtësi. Në minutën e 18-të Pefqeli shënoi golin e avantazhit, pas pasimit nga Mentor Mazrekaj, i cili në minutën e 38-të shënoi golin e dytë me 11-metërsh të fituar nga Kalid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online