Vatnikaj: Fati nuk na ka ndihmuar, kundër Luftëtarit ngushtojmë hendekun

Jurgen Vatnikaj e filloi mbarë 2019-ën me golin e tij në Kupë ndaj ish-skuadrës së tij Partizanit. Sulmuesi i Kastrotit doli para gazetarëve në përfundim të ndeshjes, ku foli për takimin e fundjavës ndaj Luftëtarit.

GOLI – “Ndjenjë e mirë, një gol që e prisja, ndihem mirë që ia dola dhe tani shpresoj të kem vazhdimësi. Në ndeshjet e fundit miqësore kam luajtur rregullisht, e kam nisur titullar, kam shënuar me Kamzën dhe Teutën. Gjeta golin ndaj Partizanit, pavarësisht se kishim dhe mungesa. Pjesa e parë për ne ishte e mirë, por mungesat bënë të vetën”.

REPARTI I SULMIT DHE MERKATO – “Nuk do thosha që jam i vetmuar përpara. Roger nuk ka qenë në 100%, Henry nuk ka ardhur në formën e vetë më të mirë. Taulanti (Marku), që është alternativë, e ka treguar veten, vjet dhe sivjet. Nuk është se jam vetëm”.

VENDI I FUNDIT – “Renditja bën të vetën, pavarësisht se ne kemi zhvilluar ndeshje të mira. Fati nuk na ka ndihmuar në ndeshje të caktuar. Me shpresë zoti do e ngremë kokë në ndeshjet që kanë mbetur”.

NDESHJA ME LUFTËTARIN – “Ndeshje që ka të bëjë shumë, aty jemi fokusuar në minifazë dhe është objektivi kryesor. Ndoshta e kemi lënë disi pas dore ndeshjen e kupës, pasi nuk ishte objektiv i qartë për ne. Shpresoj që ajo ndeshje të ndryshoj disi pjesën e klasifikimit, që të mos jetë ky hendeku i madh që është krijuar”.

MUNGESA E KAPITENIT ÇELA NË FUNDJAVË – “Çela është kapiten i ekipit. Besoj se trajneri e ka menduar këtë pjesë, dhe ai që do e zëvendësojë Çelën do e bëjë si duhet. Përforcime? Shpresoj, por këto janë punë që i përkasin stafit teknik. Unë kam pjesën e fushës dhe aty duhet të jap maksimumin, duke shënuar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online