VAR tërbon gjermanët, fillimi është për rekord

Në Gjermani nuk janë aspak të kënaqur nga futja e teknologjisë VAR. Në të shkuarën debati për vendimet e arbitrave shpesh kundërshtoheshin, fishkëlleheshin dhe me pas bëheshin objekt debati në media, ku shpesh rezultonte se arbitrat nuk gabonin gjithnjë.

Tani po ndodh e kundërta dhe teknologjia VAR po i bezdis të gjithë.

Të premten sfida mes Bajernit e Hofenhajmit u bë lëmsh nga disa ndërhyrje të VAR-it, shpesh me vonesë, ndërkohë që nuk u sinjalizua asgjë te penalltia fituar nga Riberi, edhe pse ishte shumë e dyshimtë. Pikërisht dy standardet e përdorura janë problemi kryesor në Bundesligë, ku ende nuk po arrij e nivelin e Botërorit, që e shfrytëzoi mjaft mirë teknologjinë.

Edhe të shtunën historia nuk ndryshoi, 9 herë u desh ndërhyrja a e VAR-it në 5 ndeshje, shifër rekord, me tifozët që janë mërzitur që tani nga pritja për të festuar apo për t’u hidhëruar. Është vetëm fillimi, natyrisht, por duhet përmirësim urgjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *