Ka ende skeptik që sistemin VAR e konsiderojnë të panevojshëm në futboll, madje shkojnë deri aty sa shtojnë se kjo gjë i prish bukurinë sportit më popullor në botë. Gjithsesi, në Kupën e Botës gjithçka shkoi shumë mirë me teknologjinë, por në kampionate jo gjithçka është vaj.
Në Angli e përdorin VAR-in nuk janë familjarizuar ende dhe kanë sërish për të mësuar. Ndeshja mes Totenhemit dhe Çlesit u vendos nga një 11-metërsh, i diskutueshëm, por me VAR, gjyqtarët e konsideruan si ndërhyrje që mund të akordohej penallti. Gjithçka në rregull, por gabimi është pak më herët.
Në aksionin që solli dhe penalltinë, Kejn ka qenë më i avancuar se linja e mbrojtjes së Çlesit. Kjo gjë duket se u ka shpëtuar gjyqtarëve që janë fokusuar vetëm tek ndërhyrja. Për këtë gjë, në Angli fajësojnë pozicionomini jo të saktë të kamerave, por edhe vetë gjyqtarët, të cilët nuk kanë qenë vigjilent. Në Angli kujtojmë që ende nuk aplikohet në kampionat sistemi VAR, madje pas këtij episodi skeptikët sa vijnë e shtohen, por duket disi e vështirë që në të ardhmen teknologjia të mos prekë edhe Premier League-n.
Sarri pas ndeshjes me një laptop në dorë ka shkuar dhe u ka treguar gazetarëve momentin e diskutueshëm. Duket se te Çlesi punojnë shumë me moviolat, pasi gjithçka duket se është analizuar me shumë kujdes, por edhe nga ana grafike e kanë shpjeguar shumë mirë, për t’i ,mbushur mendjen gazetarëve që Kejn e nisi aksionin më i avancuar se lojtarët e Çlesit. Sarri di të bëjë mirë edhe rolin e zëdhënësit për shtyp siç duket.