Merkato lëviz skuadrat, Besa më aktive në afrime, Apolonia “kampione” në largime

Pasi i kanë rinisur përgatitjet e tyre për gjysmën e dytë të këtij sezoni, pjesa më e madhe e skuadrave të Kategorisë së Parë kanë menduar edhe për lëvizje në merkato, duke patur më shumë afrime se sa largime. Duke ju referuar së pari merkatos që skuadrat e Kategorisë së Parë kanë bërë gjatë muajit janar, largimet e lojtarëve thuajse janë në raport të barabartë me afrimet.

Portieri Elson Demi nga Iliria dhe trajneri Gerald Çani nga Vora, këto janë dy largimet nga skuadrat e Grupit A, ndërsa në grupin B ky tregues i merkatos është më i dukshëm, ku Apolonia kryeson me 6 largime: Erlando Mehmeti, Klevis Përkeqi, Erand Kolgega, Franc Bakalli, Maringlen Kule (Trajner), Ervis Toka, Agim Meto.

Bylisi ka larguar tre lojtarë që i kishte jashtë organikës, e po kështu Pogradeci, ndërkohë që Gentian Begeja është larguar nga bankina e Besës dhe Ilir Duro nga Egnatia. Te skuadra e Turbinës është larguar sulmuesi kryesor Efijong Ejoh, ndërsa largimi i Bledar Devollit si trajner i Tomorit ndodhi pas përfundimit të javës së 14-të.

Për afrimet, Dinamo e çeli merkaton me drejtorin e ri teknik, Artan Mergjyshin, Erzeni me brazilianin Daugllas Almeida dhe Vora me Klajdi Kukën, Gerald Tushën, Laurent Ismailaj dhe trajnerin e ri Rezart Maho. Te Besa, Gugash Magani është afruar si garanci për ngjitjen në Superiore, së bashku me Efijong Ejo, Sokol Mziun, Arbër Deliun dhe Xhynejt Çutrën, ky i fundit në pritje.

Te Egnatia, së bashku me trajnerin Bledar Sinella janë afruar edhe futbollistët Franc Bakalli, Ervis Troka, Jurgen Vogli, ndërsa Tomori ka preferuar një teknik vendas për vazhdimësinë, Santilian Dulen dhe boshnjakun Armin Mujkiç. Apolonia ka afruar trajnerin serb Rade Miliç. Referuar bashkëpunimit të SportEkspres.com me drejtuesit e klubeve dhe trajnerët, të gjitha skuadrat e tjera nuk kanë deklaruar lëvizje konkrete në këtë merkato.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online