Po luhet Xhenoa-Juventus, një sfidë e çmendur, që ka pasur tre gola në 14 minutat e para (Pjaniç (1′ autogol), Galabinov (7′ pen.), Dibala (14′). Tani, në pushim, sfida është 2-2, sepse nga pika e bardhë barazoi Dibala në minutën e 47-të.
Kampionët e Italisë një javë më parë u ndëshkuan me një 11-metërsh nga moviola, një risi në këtë sezon të ri futbollistik. Përballë Kaljarit, Bufon bëri mrekullinë duke neutralizuar goditjen dhe “zonja e vjetër” triumfoi pastër 3-0.
Sot është përsëri teknologjia ajo që i vihet kundër bardhezinjve, të cilët përsëri penalizohen nga teknologjia, pasi gjyqtari i ndeshjes, nuk vuri re një ndërhyrje brenda zonës në minutën e 5-të, por me ndërhyrjen e moviolës vendosi që të kishte 11-metërsh.
Galabinov realizon dhe dyfishon rezultatin, ndërsa pamjet filmike tregojnë se Galabinov ishte lehtësisht në pozicion jashtë loje (edhe penalltia ishte pak e dyshimtë). Milimetra, por a nuk shërben për këtë punë teknologjia?
Gjithsesi, në minutën e parë shtesë më në fund teknologjia i shërbeu Juves. Një aksion goli, Manxhukiç goditi brenda zone dhe topi u ndal me dorë nga një mbrojtës. Arbitri u konsultua me VAR dhe vendosi për 11-metërsh, transformuar me sukses nga Dibala.