Van Dijk lë pas Porton: Tani mendjen te Çelsi!

Liverpuli mori një triumf të pastër me shifrat 2-0 në çerekfinalen e parë përballë Portos. Pas ndeshjes për mediat foli Virxhil Van Dijk, i cili u shfaq shumë i lumtur për suksesin e arritur.

“Nuk pësuam gol dhe shënuam dy herë. Është një rezultat i mirë. Marega është i fortë dhe është e vështirë të luash kundër tij. Po përballem me sulmues të mirë dhe kjo gjë më pëlqen. E shijuam këtë ndeshje dhe tani i gjithë fokusi ynë është te ndeshja me Çelsin.”

Gjithashtu, shkurtimisht foli edhe kapiteni Henderson, i cili deklaroi se Liverpuli kërkoi të shënonte përsëri në pjesën e dytë, por nuk arriti të krijonte mjaftueshëm.

“Porto është një ekip i mirë me lojtarë të mirë dhe e patë që janë të rrezikshëm. Ne kërkuam përsëri të shënonim në pjesën e dytë, por nuk ishte e thënë. Nuk krijuam aq shumë raste sa duhet, por në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me rezultatin 2-0.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online