Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte i rrënuar moralisht pas disfatës në Anfield, e dyta për të pas asaj në Romë vitin e shkuar. Sa pranë dhe sa larg, Champions League po kthehet pak nga pak në një makth për Barcelonën.
“U them tifozëve që na vjen shumë keq. Kur ndodh diçka e tillë duhet të kalosh disa net të tmerrshme, e meritojmë dhe duhet ta kalojmë këtë torturë.
“Jemi ende në momentin kur duam t’u japim tifozëve një shpjegim për atë që ndodhi, por nuk e di saktë ç’të them. E dinim që Liverpuli do na sulmonte që në fillim, pësuam një gol, por pastaj e qetësuam ndeshjen. Goli i dytë na dëmtoi shumë.
“Patëm mundësi të mira për shënim, nuk i konkretizuam, nuk kemi justifikim. Liverpuli ishte superior, rezultati flet vetë.
“E ardhmja? Nuk e di sa do ndikojë kjo ndeshje tek unë, por natyrisht kam përgjegjësi. Më e dhimbshmja është që na ndodh për të dytin vit rresht”.