Barcelona në fron sërish, Ernesto Valverde fiton kampionatin e dytë në stolin blaugrana, i nënti trajner në histori që e arrin këtë.
Pas ndeshjes Valverde foli në mikrofonët e Movistar Partidazo.
Ndeshja e vuajtur ndaj Levantes: “Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer, na sulmuan, kërkuan pikë dhe ishin agresivë si pak ekipe në Camp Nou. Patën edhe raste të mira, por më i pabesueshmi ishte momenti kur topi goditi shtyllën (Bardhi). Ne nuk e mbyllëm ndeshjen dhe në fund na pushtoi nervozizmi, por për fat ia dolëm të merrnim fitoren”.
Një titull iku, mbeten edhe dy: “E vërtetë, është një lumturi e madhe të fitosh titullin kaq herët me rivalët që kemi në Spanjë. Kemi fituar titullin e dytë rresht dhe është diçka fantastike të festosh në Camp Nou, me njerëzit tanë“.
Mesi u desh të futej për të zgjidhur ndeshjen: “Kemi një ndeshje të mërkurën, ndaj kisha në plan ta aktivizoja më pak sot. Natyrisht, nëse shkonim në avantazh të një apo më shumë golave Mesi nuk do futej aq shpejt, por Levante po luante shumë mirë. U desh ta futja, na dha titullin. Është tjetër planet”.