Valverde: Mesi nuk vrapon? Ju duket juve!

Barcelona arriti një fitore të rëndësishme në Champions në mesjavë, ku mposhti Totenhemin në Angli. Djemtë e Ernesto Valverdes i rikthehen kampionatit dhe nesër do të luajnë një nga transfertat më të vështira në Spanjë, atë kundër Valencias në “Mestalla”. Trajneri i Barcelonës ka folur para ndeshjes, duke komentuar për ndeshjen dhe disa nga lojtarët e tij në veçanti.

VALENCIA – “Ata luajnë me skemën 4-4-2 dhe janë të rrezikshëm në kundërsulm. Do të jetë një ndeshje e vështirë, si gjithmonë. Kundër tyre kemi vuajtur dhe në sezonet e kaluara.”

FORMACIONI – “Të shohim, kjo është një ndeshje dhe situatë ndryshe nga ajo kundër Totenhemit. Kam bërë vlerësimet e mia, e kam gati formacionin, por nuk e them, sepse të njëjtën gjë bën dhe kundërshtari.”

ARTUR – “Është një lojtar, i cili duhet patur në konsideratë, sepse na siguron kontrollin dhe mbajtjen e topit.”

SKEMA – “Më pëlqen skema me të cilën fitojmë dhe nuk asnjë skemë që garanton fitoren. Ne luajmë gjithmonë njësoj, duam të dominojmë ndeshjet, bëjmë presing në qendër dhe pastaj sulmojmë nga krahët.”

MESI – “Po më thoni se vrapon më shumë në Champions? Leo luan dhe vrapon gjithmonë njësoj. Ritmi i Championsit është më i lartë dhe ndoshta duket sikur vrapon më shumë.”

ZEMËRIMI I VIDAL – “Ne jemi një skuadër dhe të gjithë janë në provë. Arturo nuk më ka shprehur gjë. Nuk e di nëse është zemëruar për lojën, apo për ndonjë problem personal.”

OBJEKTIVI – “Nuk mund të përqendrohemi në një kompeticion të vetëm. Ne duam të përmirësohemi ditë pas dite dhe kjo do të thotë se duam të fitojmë La Ligën.”

DEMBELE – “Ka një talent të madh, kur ka topin në këmbë. Është i ri dhe nëse je në një ekip si Barcelona, je i detyruar të mësosh shumë gjëra. Por jo vetëm Dembele, këtë gjë duhet ta bëjnë dhe lojtarët e vjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online