Blerja e parë për merkaton e dimrit ishte ajo e mbrojtësit të Valencias, Xhejson Murijo. Skuadra katalanase ka vuajtur shumë në qendër të mbrojtjes këtë gjysmë të parë të sezonit, pasi si Umtiti si edhe Vermalen janë dëmtuar dhe u është dashur një kohë e gjatë larg fushave për t’u rikuperuar.
Ernesto Valverde ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së radhës, që është ajo kundër Selta Vigos. Trajneri i kamionëve të Spanjës tregoi dhe arsyet se pse zgjodhi pikërisht Murijon, për të forcuar prapavijën.
“Ne jemi në një pikë delikate, ku vetëm dy mbrojtës qendre, pasi Umtiti dhe Vermale siç duhet na kanë munguar për shkak dëmtimi. Deri tani e kem menaxhuar mirë situatën, por nuk mund të vijonim gjithnjë në të njëjtën mënyrë. Arsyeja pse zgjodhëm Murijon? Na nevojitej një lojtar me njëherë, por në kushte ku jemi, duhej dikush që e njeh kampionatin dhe Murijo ishte i duhuri”, komenton trajneri i Barcelonës.