Areola: Bufon? Kënaqësi të stërvitem me idhullin tim

Edhe pse në një moshë të madhe dhe shumëkush e kishte menduar se Bufon do e mbyllte te Juventusi, ish-gardiani i Italisë ka nisur një aventurë të re tek PSG. “Veterani”, i cili la bardhezinjtë në verë për kampionët e Francës nuk po luan rregullisht, pasi edhe Alfonso Areola është një portier ka treguar se ka shumë vlera, duke ia bërë të vështirë zgjedhjet trajnerit Tomas Tuhel. Dje, klubi i ofroi rinovimin portierit 24-vjeçar dhe kjo do të thotë shumë për të.

“Gardiani” ka luajtur jo pak ndeshje këtë edicion, edhe pse kishte pikëpyetje kur në Paris mbërriti Bufon. Gjithsesi, Areola e konsideron si një idhull Bufonin dhe tregon se është diçka fantastike për të që ka mundësinë të stërvitet me një portier të madh. Portieri ka komentuar edhe në lidhje me shortin e Championsit, duke vënë në dukje faktin se anglezët janë një ekip që meritojnë respekt.

“Ishte një gjest që për mua thotë shumë. Tani duhet të përligj besimin që klubi ka tek unë. Më bëhet shumë qejfi që jam përkrah Bufonit, pasi ai ka qenë gjithnjë idhulli im, ndërsa tani më është dhënë mundësia që të stërvitem me të. Në këtë mënyrë unë do të rritem akoma dhe më shumë. Ne kemi pasur pak probleme gjatë fazës së grupeve, por jemi gati për ndeshjen me Junajtid. Ata janë një klub me emër dhe kanë një skuadër të fortë, edhe pa Murinjon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online