Uzuni rrezikon Europën, Aliji shkëlqen sërish në Rumani

Edhe pse sot ka qenë një ditë jo shumë e ngarkuar me ndeshje në kampionatet europiane, futbollistët shqiptarë që kanë zbritur në fushë nuk kanë munguar. Myrto Uzuni, i cili luajti titullar për të dyja ndeshjet kualifikuese të kombëtares, e nisi sërish nga minuta e parë edhe sfidën kundër Rijekës në kampionatin kroat.

Sulmuesi kuqezi luajti 90 minuta, por nuk arriti të kontriubojë për skuadrën e tij, e cila u mposht 1-2. Me këtë disfatë, Lokomotiva e Zagrebit rrezikon sëriozisht pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm, pasi vendi i katërt mund t’i rrëmbehet nga dy skuadra.

Ndërsa në Rumani, Naser Aliji bëri një ndeshje shumë të mirë për Dinamon e Bukureshtit. Mbrojtësi shqiptar luajti 90 minuta në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ndihmoi skuadrën e tij në triumfin 2-0 kundër Hermenstad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *