Humbja e sotme ndaj Turqisë padyshim që la një shije të hidhur, sidomos te lojtarët e kombëtares tonë. Myrto Uzuni foli pas sfidës për “RTSH”, ku sipas tij, rastet e humbura ishin ato që ndikuan në mbarëvajtjen e ndeshjes.
GOLI I PARE – “Është e vërtetë, pasi ai rast na penalizoi shumë. Ky është ligji i futbollit, nëse nuk shënon, e pëson! Unë mendoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Me gjysmë gabimi që i falëm kundërshtarit, u ndëshkuam.
RASTET E HUMBURA – “Ne nuk jemi Spanja që të shëprdorojmë 10-15 raste. Ato dy-tre raste që krijojmë, duhet t’i shfrytëzojmë.”
PJESA E DYTË – “Na demoralizoi shumë goli i dytë, nuk arritëm të reagonim. Ai gol i shpejtë në pjesën e dytë vendosi gjithçka. Kemi krijuar shuëm volum loje në pjesën e parë. E dinim që mbrojtja turke kishte probleme pas shpine dhe ne e sulmuam mirë hapësirën. Megjithatë, sulmuesit e Turqisë bënë diferencën”, tha Uzuni.