Uzuni: I lumtur në Laç, të ardhmen e di presidenti

0

Sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, shënoi një gol fantastik dhe rezultoi sërish vendimtar për Laçin, që duket se ka bërë veprimin e duhur, duke refuzuar ofertat kroate për talentin e vet, me shpresën se çmimi do të rritet. Pas ndeshjes, në “Gol pas goli” në Supersport Uzuni foli shkurt, për momentin e tij dhe Laçit, si dhe për të ardhmen.

Sërish gol: “Në aspektin personal jam shumë i lumtur për golin. Jemi një ekip me djem të rinj, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe besoj se do të arrijmë lart”.

E ardhmja? “Besoj se kjo pjesë i takon presidentit, nuk është në dorën time. Megjithatë, jam shumë i lumtur te Laçi”.

Skënderbeu? “Është e vërtetë që është dobësuar paksa ekipi, i kanë ikur disa lojtarë dhe kjo na ndihmoi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.