Policia e Guernsey ka rinisur gjatë ditës së sotme kërkimet për avionin ku fluturonte Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas sapo kishte firmosur kontratën e re me Kardif Sitin, ndërsa ishte rikthyer për t’u përshëndetur për herë të fundit me shokët e tij tek ekipi i Nantës.
Kërkimet ishin pezulluar si pasojë e stuhive dhe shikueshmërisë së vogël, por policia ka nisur kërkimet në zonat bregdetare, siç lajmëron në rrjetet sociale. Pesimizmi është i madh dhe shanset e shpëtimit të pilotit dhe Salës janë të vogla, duke llogaritur dhe temperaturat e ulta të ujit. Orë ankthi për tifozët e Nantës dhe Kardifit, por jo vetëm.
Ngjarja e ndodhur me 28-vjeçarin ka trishtuar gjithë tifozët e futbollit, ndërsa më të vështirë se të gjithë e ka familja e tij… Ata dhe të gjithë luten, besojnë akoma me shpresën që Emiliano do të jetë gjallë dhe duke pritur ndihmë…
Por diçka befasuese ka dalë nga hetimet e kryera, pasi piloti i dytë nuk është nisur me avionin e zhdukur. David Henderson kishte kaluar kontrollet e fundit së bashku me pilotin e parë Ibotson dhe futbollistin, por ai ka vendosur të kos e ndërmarrë këtë fluturim.
Lajmi raportohet nga “Ouest France”, që tregon dhe postimin pilotit të dytë në rrjetet sociale. “Në kundërshtim nga çfarë po flitet nëpër media, unë nuk kam vdekur. Nuk isha në atë avion…”, shkruan Henderson. Tashmë atij do i duhet t’u japë shpjegime autoriteteve për arsyet e mungesës së tij.
Misteri rritet dhe më shumë nga fakti që Ibotson i kishte shkruar një mikut të tij pak ditë përpara ngjarjes tragjike. “Jam konsumuar pak me sistemin e uljes…”, shkruante publikisht piloti i parë për avionin ku u ngjitën për herë të fundit ai dhe Emiliano Sala.
24th January
7.50am update.We are commencing a coastal search using be Channel Islands Air Search plane of Burhou, the Casquets, Alderney, the north coast of the Cherbourg Peninsula, north coast of Jersey and then back over Sark.
Further information released when available
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 24, 2019