Skënderbeu dhe Luftëtari përballen sot prej orës 17:00, ndërkohë që në Gjirokastër ka pasur një mbledhje së fundmi. Burime të “SportEkspres.com”, pranë klubit bluzi, bëjnë me dije se kërkohet që në dy ndeshjet e fundit të merren tre pikë.
Një mision jo i lehtë, duke pasur parasysh faktin që Luftëtarin nesër luan në transfertë kundër Skënderbeut, ndërsa fundjavën e ardhshme presin Partizanin në Gjirokastër. Kështu, duhet që njëra nga këto ndeshje të fitohet.
Mbetemi te ndeshja dhe Skënderbeu do të ketë sërish mungesa. I pezulluar me kartonë të verdhë është mesfushori Bruno Dita, kurse për arsye dëmtimesh vijojnë të mbeten jashtë Blerim Krasniqi dhe Ardit Hoxhaj. Për Shehin rikthehet Mardo Radas, i cili mungoi ndaj Kukësit një javë më parë. Edhe bluzinjve i është rikthyer kapiteni Ramadani.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17
E diel, më 16 dhjetor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
SKËNDERBEU-LUFTËTARI
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Lulaj, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Guindo. Trajner: Orges Shehi
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Hermal Llapra, Renato Malaj, Nuri Rrapaj, Olsid Ferataj
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Myrteza Allkja