“Ujqërit e dëborës” kundër “Guerrilsave”, në tribuna na pret spektakël

Nuk ka vend për asnjë diskutim, nëse lihet në një anë derbi, dy tifozeritë që urrehen më shumë me njëra-tjetrën janë “Ujqërit e Dëborës” dhe “Ultras Guerrils”. Një rivalitet që mund të justifikohet dhe me konkurrencën e madhe të dy ekipeve gjatë viteve të fundit, pasi Skënderbeu dhe Partizani kanë luftuar thuajse çdo vit për kampionat.

Situata është e acaruar, pasi mes dy tifozerive ka patur dhe përplasje fizike, pasi sharjet dhe koreografitë kundra nuk diskutohen. Atmosfera është nxehur dhe më shumë, pasi tifozët korçarë pretendojnë se kanë qenë të kuqtë që kanë dërguar prova kundër tyre te kompania Sport Radar, ndërsa “demat” kanë shfaqur hapur kënaqësinë që kanë ndjerë pas dënimit të korçarëve.

Sot, prej orës 19:45, kur do të luhet sfida hapëse, tifozeria pritet të jetë e shumtë. Vendasit do të dominojnë, por në Korçë kanë udhëtuar dhe “Guerrilsat”. Ata e kanë nxehur atmosferën para me epitetin që i kanë vendosur Skënderbeut, “trukimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online