Firat nuk duket, në Shkodër kanë gati zëvendësuesin e tij

Duket e çuditshme, por është e vërtetë! Drejtori sportiv i Vllaznisë është Engin Firat. Turku ka fituar garën për të marrë në administrim klubin shkodran, por ende nuk ka udhëtuar drejt Shkodrës për t’u bashkuar me skuadrën dhe për të qenë pranë ekipit. Pozicioni i tij është mjaft i rëndësishëm, por nuk dihet nëse ai do ta marrë klubin në duar. Në qytetin verior kanë nisur aludimet për një largim të tij pa nisur mirë nga puna.

Në rast se Firat nuk bashkohet me klubin, atëherë në Shkodër kanë gati zëvendësuesin e tij, fjala është për Alban Hasanin, Drejtorin e Akademisë së Vllaznisë. Ky i fundit ishte në garë me Firatin dhe Canajn për pozicionin e drejtorit sportiv, por nuk u preferua para turkut. Pak befasi, pasi mendohej se Vllaznia do t’u besohej shkodranëve.

Hasani ka mbajtur rolin e drejtorit të Akademisë dhe ka arritur goxha suksese me moshat e Vllaznisë. Zyrtari kuqeblu ka fituar 29 trofe me moshat, ndërsa dërgoi për herë të parë një ekip të rinjsh në Champions League. Vllaznia do të përfaqësohet për herë të dytë në Champions League sivjet.

Drejtori i Akademisë ka patur sukses dhe me promovimin e lojtarëve të rinj në ekipin e parë, pasi ka firmosur me disa prej tyre. Shumë nga këto lojtarë kanë qenë dhe pjesë e Kombëtareve të moshave. Emri i tij është i rëndësishëm në Shkodër, të shohim nëse gjërat mund të rrukollisen dhe të marrë ai drejtimin e klubit kuqeblu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online