Uillshër rikthehet të flasë për Arsenalin, zbulon arsyen e largimit

Xhek Uillshër kaloi nga Arsenal tek ekipi i Uest Hem, merkaton e kësaj vere. 26-vjeçar tashmë, anglezi dikur shihej si një nga mesfushorët më të talentuar në Angli dhe në ishull pritej shum nga ai. Gjithsesi, dëmtimet e shumta ia kushtëzuan shumë karrierën mesfushorit, i cili sezonin e shkuar u huazua tek Bornmuth, ndërsa këtë sezon i ndau përfundimisht rrugët me Arsenalin.

Pikërisht në lidhje me këtë vendin të tijin, Uillshër ka folur për mediat angleze, teksa ka thënë se rol vendimtar luajti largimi i trajnerit legjendë të Arsenal, Arsen Venger. Mesfushori 26-vjeçar deklaroi se në qoftë se Venger nuk do të largohej, ai do të ishte një lojtar i Arsenalit përsëri. Gjithashtu Uillshër shprehu dhe mirënjohjen e tij për teknikun francez, i cili gjithmonë ka pasur besim tek ai, siç thotë dhe anglezi.

“Në qoftë se Venger do të kishte qëndruar tek Arsenal dhe unë do të kisha qëndruar, sepse ai ka pasur një influencë të madhe në karrierën time dhe ka pasur shumë besim tek unë. Ai gjithashtu më dha shiritin e kapitenit dhe më respektonte shumë. Kështu që unë u binda të qëndroj. Pastaj Venger vendosi të largohej dhe mendimi im ndryshoi. Arsen më kishte thënë dhe më parë: “Qëndro dhe lufto për t’u rikthyer pjesë e ekipit”. Gjërat po ndryshonin dhe po vinte një frymë e re në klub, kështu që ndoshta ishte dhe për mua koha që të largohesha”, përfundoi Uillshër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *