Uilliam Kordeiro i paduruar, “zyrtarizon” ekipin e ri

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Uilliam Kordeiro ishte një nga prurjet më të mira në Superiore sezonin e shkuar. Kukësi e afroi brazilianin për krahun e djathtë të mbrojtjes, por trajneri Armando Cungu e zhvendosi në të majtë të sulmit. Asnjë polemikë, pasi lojtari i bindi të gjithë dhe shënoi gola të rëndësishëm.

Pavarësisht se bëri mirë te Kukësi, drejtuesit e klubit menduan të mos i ofronin një kontratë të re. Ofertat për Kordeiron ishin disa, por më bindësja ka qenë ajo e Partizanit. Të kuqtë e bindën dhe para se të shkonte në Brazil ai ka firmosur.

Diçka të tillë ai e zbulon hapur në llogarinë e tij në “Instagram”. Një ditë më parë postoi foto nga aeroporti dhe tregonte se ishte nisur drejt Shqipërisë, ndërkohë që sot te të dhënat e tij figuron Partizani si klubi aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *