Uest Hemi largon tre lojtarë, sulmuesi nuk e beson: Zhgënjim, por kalova super

Uest Hemi ka vendosur të mos rinovojë me asnjërin prej tyre. Plot tre lojtarë i kanë dhënë fund aventurës së tyre me “Çekiçët” dhe tani do ju duhet të gjejnë një ekip të ri.

Endi Keroll, Adrian dhe Samir Nasri janë lojtarë të lirë. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi anglez, që ka theksuar me anë të një postimi në rrjetet sociale faktin që kontratat e tre lojtarëve nuk do rinovohen.

I pari ka reaguar, duke mos e fshehur mërzitjen. Endi Keroll është pjesë e Uest Hemit prej vitit 2012. Sulmuesi 30-vjeçar ka mbetur i befasuar, por gjithsesi nuk i kursen fjalët e mira për të gjithë. Ai e ka shijuar këtë aventurë në maksimum

Jam i zhgënjyer nga mënyra se si mori fund kjo aventurë. Shtatë vitet e fundit kanë qenë të vështirë. Kam patur shumë ulje-ngritje, ndërsa dëmtimet ma e kanë komplikuar më shumë situatën. Gjithsesi, kam shijuar gjithçka tek Uest Hemi dhe ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme. Dua t’i falënderoj të gjithë, tifozët dhe të gjithë trajnerët që kam patur. Shokët e ekipit kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe ishim si një familje”, përfundon gjiganti i sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *