Uejn Runi në telashe, amerikanët e prangosin në aeroport

Sulmuesi i njohur anglez, Uejn Runi, është arrestuar nga autoritetet amerikane, sapo ky i fundit zbriti në aeroportin e Uashingtonit. Shkak për këtë arrestim është bërë një incident i ndodhur në 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Sulmuesi i “DC United” akuzohej për gjendje të dehur dhe sharje në publik, pas dërgimit në rajon, 33-vjeçari pagoi një gjobë modeste prej 25 dollarësh dhe u la i lirë.

Arrestimi i lojtarit ndodhi para dy ditësh dhe lojtari u mundua ta mbulonte këtë incident, por një përditësim i të dhënave nga uebsajti i rajonit të policisë, ku Runi u procedua, bëri që foto e arrestimit të lojtarit të bëhej publike.

Foto e arrestimit të Runit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *