UEFA e thotë nesër fjalën e saj, Marko Arnautoviç rrezikon 10 ndeshje pezullim për fjalët ndaj Alioskit

Marko Arnautoviç është kthyer në një çështje që këkron një zgjidhje pas atyre fjalëve fyerëse të lëshuara në drejtim të Alioskit. Për racizmin nuk ka tolerim nga UEFA, që ka hapur një hetim për ngjarjen në fjalë. Preçedentë të mëparshëm kanë treguar se dënimet mund të jenë të ashpra, ku në një rast të ngjashëm midis Kamaras dhe Kudelas, ky i fundit u dënua me 10 ndeshje pezullim për fjalët raciste të thëna ndaj kundërshtarit.

Një dënim i tillë mund të presë edhe Marko Arnautoviç, i cili përgjigjen do ta mësojë ditën e nesërme. Kjo çështje po investigohet nga një anëtar zviceran i UEFA-s, që më pas do të dorëzojë aplikim për përfundimin ose të fillimit të procedimeve. Më pas trup disiplinar prej 4 anëtarësh do të marrin vendimin përfundimtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online