Udhëtimi drejt Zagrebit sërish nga Shkupi, mund të ketë edhe tifozë korçarë

Skënderbeu ka gati axhendën e udhëtimit drejt Kroacisë, teksa dy ditë më parë “Sport Ekspres” ka bërë të ditur se nisja do të jetë nga kryeqyteti maqedonas i Shkupit ditën e mërkurë. Në fakt, nesër pritet që ekipi, pasi të ketë mbyllur stërvitjen e fundit në Korçë, të niset menjëherë drejt Shkupit, nga pika kufitare e Tushemishtit. 6 orë pritet të zgjasë udhëtimi i bardhekuqve nga Korça në Shkup, ndërkohë që trajneri Ilir Daja ka menduar që lojtarët të akomodohen në dhomat e tyre për të fjetur të paktën në orën 20:00 të së martës. Këtë e kërkon për faktin e vetëm se avioni i Skënderbeut do të niset në orën 6:00 të së mërkurës dhe lojtarët do të ngrihen shpejt në mëngjes. Në orën 4:00 të së mërkurës, pra dy orë përpara nisjes, skuadra duhet të jetë në aeroport dhe kjo padyshim do t’ua prishë regjimin korçarëve. Gjithsesi, Daja ka programuar deri në detaje udhëtimin e Skënderbeut, kjo pasi të enjten ai dhe të tijtë të jenë në 100% të formës së tyre për t’u përballur me Dinamon e Zagrebit.     

Deri në 10 euro një biletë në Kroaci

Sot faqja zyrtare e klubit kroat ka njoftuar se do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e së enjtes me Skënderbeun. Në këtë njoftim jepen edhe çmimet për biletat, ku më e mirë është bileta e tribunave anësore, që kushton 30 kuna (4 euro). Në tribunën përballë, ose siç njihet ndryshe në Shqipëri ajo e tifozëve, një biletë vlen 50 kuna (7 euro) dhe një biletë në tribunën qendrore kushton 70 kuna, pra rreth 10 euro. Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen e 17 gushtit në Kroaci. Klubi u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të sigurojnë sa më parë një biletë. Parashikohet që të enjten të ketë një numër të madh tifozësh në shkallët e stadiumit “Maksimir”.

Një autobus me tifozë nga Korça?

Ende nuk është zyrtare, por në “Maksimir” Skënderbeu mund të mos jetë vetëm. Fillimisht u mendua se nuk do të kishte udhëtim të organizuar drejt Zagrebit, por tashmë klubi ka ndryshuar planet, sepse mund të niset një autobus me tifozë drejt Kroacisë. Natyrisht, ka ende disa gjëra për të sqaruar, por tifozët ultras kërkojnë të jenë të pranishëm në Zagreb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online