Zyrtare/ Ardit Peposhi, lëvizje “blic” e Kukësit: I lumtur që kthehem në shtëpi

0

Ardit Peposhi është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Lëvizje surprizë nga klubi kampion, që sot duhej të prezantonte azerin Alijev, por në konferencën për shtyp prezantoi edhe Peposhin.

Mesfushori 24-vjeçar nga Kukësi, i cili luan edhe në mbrojtje, ka firmosur me Kukësin dhe ka folur për herë të parë si pjesë e klubit kampion, pas aventurave te Tirana, Teuta, Bylisi e Korabi.

Jam i lumtur që kthehem tek ekipi i vendlindjes. Kam luajtur edhe me Tiranën e klube të tjera, ndaj jam i mësuar me presionin. Si kundërshtar e kam pasur shumë të vështirë ndaj Kukësit, tani jam pjesë e tij dhe synimet janë madhore, ndaj shpresoj të fitojmë kampionatin e kupën.

Jam kuksian dhe kam detyrime ndaj këtij klubi. Premtoj maksimumin, Kukësi ka synime madhore dhe do të jap gjithçka, por edhe do të marr nga Kukësi”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.