Te Tirana nuk ia doli, Moktar Sise firmos për klubin më të vjetër në Algjeri

0

Tirana evidentoi Mervejl Ndokit sezonin e shkuar, por jo të gjithë lojtarët afrikanë ishin një sukses, edhe pse debati mbetet i hapur nëse ishte tërësisht faji i tyre, pasi është e qartë që nevojitet kohë ambientimi dhe duhet një skuadër e mirë dhe pa presionin që ka pasur Tiranë në sezonin e fundit.

Një prej lojtarëve nga i cili pritej shumë ishte Moktar Sise, sulmues me të dhëna të shkëlqyera. Megjithatë, maliani shënoi vetëm 2 gola në 23 ndeshje, duke u larguar heshtur në fund të sezonit, me prishje kontrate me marrëveshje.

Tani Sise ka gjetur ekip të ri, sepse është kthyer në Afrikë, jo më në Marok ku luante para Tiranës, por në Algjeri, sepse ka firosur për CS Konstantine, klub algjerian që e nis sezonin në fund të muajit.

Për t’u veçuar është një fakt interesant: Algjeria kishte bllokuar prej dy vitesh afrimin e lojtarëve të huaj në Algjeri. Këtë verë rregullorja ka ndryshuar, por klubet algjeriane janë treguar shumë të rezervuara, pasi kanë hasur probleme të mëdha me rregullat: maksimumi dy lojtarë të huaj për klub, duhet të jenëposhtë 27 vjeç dhe të kenë luajtur me kombëtaren e vet, të kenë të parapaguar 6 muaj nga paga sezonale.

Vetëm 8 klube kanë afruar lojtarë të huaj këtë verë në Algjeri (merkatoja është mbyllur tashmë) dhe në total janë vetëm 11 të huaj në kampionat. Sise është një ndër 4 lojtarët nga Mali, që kanë firmosur në Algjeri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.