Në futboll, para të çmendura janë shpenzuar kryesisht për fazën ofensive, me sulmues që mbajnë ende transferimet më të shtrenjta në botë. Megjitha, vitet e fundit është investuar shumë edhe për prapavijën, me skuadra që kanë shpenzuar shifra të çmendura për të përforcuar mbrojtjen.
Van Dijk mbetet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, me holandezin që i kushtoi Liverpulit 75 milionë paundë në janarin e vitit 2018. Lukas Hernandez u bë mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në botë me kalimin e tij këtë verë nga Atletiko te Bajerni, ndërsa podiumin e plotëson francezi Laporte, i cili u ble 57 milionë paundë nga Mançester Siti.
Në vend të katërt dhe të pestë, renditen dy mbrojtësit e tjerë të Mançester Sitit, Benxhamin Mendi dhe Kajl Uolker. Transferimi më i fundit i Mançester Junajtid, Aron Uan-Bisaka mban vendin e gjashtë, pasi për firmën e tij, Mançester Junajtid i pagoi Kristal Palas plot 50 milionë sterlina.
- Virxhil van Dijk (Liverpul) £75m
- Lukas Hernandez (Bajern Mynih) £70m
- Amerik Laporte (Man. Siti) £57m
- Benxhamin Mendi (Man. Siti) £52m
- Kajl Uolker (Man. Siti) £50m
- Aron Uan-Bisaka (Man. Junajtid) £50m