U sigurua që nuk i kaloi gjuha dhe qetësoi familjarët e Eriksen, ky kapiten si Kjaer

Kristian Eriksen shkaktoi një ankth të madh gjatë ndeshjes së sotme mes Danimarkës dhe Finlandës. Mesfushori pësoi një arrest kardiak dhe menjëherë paniku dhe shqetësimit mbuluan fytyrat e gjithë lojtarëve dhe stafeve teknikë të pranishme. Por në momentin kur futbolli kaloi në plan të dytë dhe frika mbizotëronte në zemrat e të gjithë futbollistëve, Simon Kjaerit i lind detyra e kapitenit për të marrë situatën nën kontroll.

Mbrojtësi danez nuk e lejon panikun ta turbullojë dhe menjëherë shkon pranë shokut të tij të skuadrës dhe sigurohet që gjuha të mos i kalojë poshtë në mënyrë që gjendja e tij shëndetësore të mos rëndohej edhe më tepër. E më pas tregon cilësitë e vërteta të kapitenit edhe jashtë futbollit.

Shpesh i është dashur të qetësojë dhe motivojë shokët e tij të ekipit, por këtë herë nevojë për tu qetësuar ka pasur më shumë se kurrë bashkëshortja e Eriksen, e cila vërshon në fushë mes lotësh. Kjaer shkon menjëherë pas saj dhe përpiqet ta sigurojë se gjithçka do të shkojë mirë, duke treguar kështu cilësi të mëdha humane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online