U shit në Bjellorusi, Teuta përshëndet Latif Amadu

Teuta ka arkëtuar nj shumë të majme nga transferimi i Latif Amadu në Bjellorusi te Shaktar Soligorks dhe të gjithë presin të mësojnë se kush do ta pasojë ganezin në formacionin durrsak. Drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një sulmues goli, në mënyrë që mos të vënë në dyshim objektivat sezonalë.

Nga ana tjetër ka edhe një falënderim për Latif: “Zyrtare| Futbollisti i Teutës Amadu Latif nga sot do të jetë pjesë e klubit bjellorus të Shaktior Soligorsk. 25-vjeçari i cili ka impresionuar në gjysmën e parë të sezonit me Teutën, do të jetë tashmë pjesë e ekipit bjellorus. Faleminderit Amadu Latif, suksese në karrierën tënde futbollistike! KF Teuta”.

Sulmuesi 25-vjeçar largohet nga Superiorja me 18 gola në llogarinë e tij. Gjysmën e shënoi sezonin e shkuar, kurse sivjet bëri edhe më mirë dhe oferta e bërë nga Shaktar Soligorsk i bindi drejtuesit durrsakë për ta shitur Latif Amadu.

 

Disa orë më vonë, klubi i Teutës i kërkoi tifozëve të mos shqetësohen për largimin e Latif, pasi klubi ka nisur punën për të sjellë në skuadër një sulmues me cilësi shumë të mëdha.

Njoftimi i klubit durrsak:

KF Teuta i bën thirrje tifozeve qe të mos merziten per largimin e golashënuesit dhe sulmuesit më të mire te kampionatit Amadu Latif dhe i siguron tifozët për ardhjen e nje sulmuesi akoma me cilesor qe te ndihmojë ekipin ne arritjen e objektivave.

Klubi falenderon Latif për kontributin e tij dhenë me fanelen e Teutes dhe i uron suksese të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *