Operacioni është i pashmangshëm. Arlind Ajeti është dëmtuar dhe në Zvicër njoftojnë se mbrojtësi i kombëtares nuk do të jetë i gatshëm për lojë gjatë këtij viti. Ai ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe duhet të kryejë një ndërhyrje.
Mbrojtësi i Grasshopersit u përplas me të vëllanë, Albianin, në ndeshjen e së shtunës kundër Bazelit dhe në pushim mbeti në dhomat e zhveshjes. Ajo përplasje ka qenë fatale dhe tashmë Ajeti do t’i mungojë edhe kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi kishte nisur të aktivizohej rregullisht dhe trajneri Kristian Panucci sigurisht që ishte i lumtur për diçka të tillë. Gjithsesi as në ndeshjet e radhës me Skocinë dhe Uellsin Ajeti nuk mund të jetë. Shpresohet në rikuperimin e tij sa më të shpejtë, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për kuqezinjtë.