U larguan nga Apolonia, Egnatia i merr menjëherë

Egnatia e Rrogozhinës hyn në grupin e skuadrave të Kategorisë së Parë në Grupin B, të cilat synojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore. E renditur në vendin e 3-të me vetëm 5 pikë diferencë nga vendi i parë që mbahet nga Bylisi, dhe 1 pikë larg Besës së vendit të 2-të, rrogozhinasit duket se e shohin afër ëndrrën e tyre për të synuar ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Këtë e tregon edhe lëvizja e fundit që drejtuesit e kësaj skuadre kanë bërë në merkato, ku pas uljes në bankinë të kavajasit Bledar Sinella, kanë përforcuar mesfushën dhe sulmin me dy ish-futbollistë të Apolonisë në gjysmën e parë të këtij sezoni. Gjithçka për këto lëvizje është bërë publike në faqen zyrtare të klubit KF Egnatia.

Sulmuesi Franc Bakalli dhe mesfushori Ervis Troka do të jenë pjesë e Egnatias në vazhdimësinë e këtij sezoni. Bakalli u aktivizua pak te Apolonia, ndërsa vinte pas përvojës me Besën e Kavajës, ndërsa mesfushori Troka ka shkuar nga Orikumi te Apolonia, dhe kjo është përvoja e tretë e tij në këtë kategori.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online