U largua nga Kukësi, Ndreu e do mesfushorin te Kastrioti

Edhe pse po i largohen disa nga futbollistët e sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, Kastrioti i Kategorisë së Parë në këtë sezon të ri i kundërpërgjigjet kësaj situate me afrimet që po bën. Pasi është ulur në stol Ramadan Ndreu, u konfirmua mënjeherë afrimi i Xhuljo Mehmetit, mesfushorit që në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Kamzës.

Burime pranë klubit krutan të futbollit konfirmojnë interesimin e trajnerit Ndreu dhe presidentit Alban Vogli për mesfushorin 21-vjeçar Kristi Joti. Në sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore, me të cilën u bashkua gjatë merkatos së dimrit dhe luajti vetëm në 5 ndeshje, 1 herë si titullar dhe 4 herë si zëvendësues.

Karriera e Jotit ka nisur te Tirana në sezonin 2015-2016, për të kaluar sezonin tjetër te Kukës, i cili e huazoi te Tomori për një fazë në sezonin pasardhës. Për Kastriotin, Kristi Joti është lojtari i dytë në këtë merkato pas Xhuljo Mehmetit, ndërkohë që në fokus janë sulmuesi Ermir Rezi dhe mesfushori Xhuljo Mirani.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online