U largua nga Kastrioti, mbrojtësi përfundon në Gjeorgji

Kastrioti dhe mbrojtësi Malazez, Nikola Stijepoviç, ndërprenë dy ditë më parë me konsensus marrëveshjen dhe 25-vjeçari doli në treg si lojtar i lirë. Ditën e sotme, mëngjarashi është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Torpedo Kutaisit, ekipi gjeorgjian që eliminoi Kukësin në verë në fazën kualifikuese të “Europa League”.

Stijepoviç iu bashkua Kastriotit gjatë merkatos së verës nga ekipi kampion i kampionatit Malazez, Sutjestka.  Futbollisti 25-vjeçar ishte një ndër lojtarët kyç të skuadrës krutane, duke u aktivizuar në 17 takime, 16 prej të cilave si pjesë e formacionit titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *