U kap mat me gruan e vrasësit, zbulohet dinamika e vrasjes së futbollistit brazilian

Vrasja makabër e mesfushorit të Sao Paulos, Daniel Korrea Freitash shkaktoi shumë zhurmë në Brazil. Trupi i brazilianit u gjet në mes të ferrave dhe me plagë të shumta në fyt dhe në organet gjenitale, që tregonin qartë se 24-vjeçari i ishte nënshtruar torturave njerëzore para se të ndërronte jetë.

Policia braziliane ka arrestuar tri persona. Edshon Britesh Zhunior është i dyshuari kryesor për krimin makabër. Zhunior dëshmoi se veproi, pasi pa viktimën teksa tentonte të përdhunonte gruan e tij: “Isha në shtëpi dhe dera e dhomës së gjumit ishte e mbyllur. E hapa me forcë dhe pashë atë që ishte sipër gruas time dhe ajo po bërtiste”, tha vrasësi i dyshuar, i cili mbasi e rrahu viktimën e çoi atë në kamionçinën e tij, ku e torturoi dhe i mori jetën.

Shokët e viktimës nuk e pranojnë këtë skenar, duke thënë se lojtari kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e vrasësit, fakt ky që vërtetohet nga disa foto që ai i kishte çuar një miku të tij  pak orë para vrasjes ku ndodhej në krevat së bashku me bashkëshorten e vrasësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online