Sporti i boksit ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Për habinë e të gjithëve, divizioni i peshave të rënda e ka humbur lavdinë e dikurshme dhe tani yjet më të mëdhenj e më të paguar të boksit gjenden në divizionet e peshave të lehta ose të mesme.
Këtë e vërteton dhe legjenda e këtij sporti Mike Tyson, i cili në një emision radiofonik me gazetarin e njohur anglez Piers Morgan, boksieri amerikan zbuloi duelin që dëshironte të realizohej në muajt vazhdim.
Jo nuk bëhet fjalë për një duel midis gjigantëve si Anthony Joshua, Tyson Fury ose Deontay Wilder, por për një duel të divizionit të peshave të lehta (deri në 61 kg).
Vasily Lomachenko dhe Gervonta Davis janë dy boksierët që Tyson dëshiron të shohë në ring. Ukrainasi Lomachenko konsiderohet si boksieri më i mirë në botë përsa i përket aftësive, ndërsa amerikani Davis është një talent që po shtang këto me fuqinë dhe eksperiencën që tregon edhe pse është 24 vjeç.
https://www.youtube.com/watch?v=INkwl5XPUmM
https://www.youtube.com/watch?v=1ZAj3BifAoA