Turpi i Nejmar me tifozin, reagon ashpër Tuhel

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nejmar Zhunior në ndeshjen e finales së kupës së Francës goditi një tifoz kundërshtar ndërkohë që po ngjitej për të marrë medaljet në podiumin e vendosur në tribunë. Tifozi po i ofendonte të gjithë lojtarët e Parisit një nga një, bashkë me brazilianin, të cilit i tha që të mësojë të luajë futboll. Pas kësaj Nejmar tentoi t’i merrte telefonin me të cilin po filmonte dhe më pas e goditi.

Ky gjest ka ngjallur reagimin e trajnerit të tij. Tomas Tuhel e konsideron të papranueshme sjelljen e Nejmar. “Nuk kishte përse të ndodhte kjo. Nuk e pashë momentin, por më thanë shumë vetë më pas. Është e papranueshmë të sfidosh fizikisht një tifoz”, shprehet Tuhel. Me këtë veprim Nejmar pritet t’i zgjasë pushimet e tij, pasi do të dënohet minimumi pesë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *