Ernesto Valverde dhe Barcelona mund të përfundojnë rrugëtimin e përbashkët këtë verë. Vetëm titulli kampion në Spanjë nuk mjafton, ndërkohë që për më tepër katalanasit janë eliminuar nga Champions League me përmbysje që as imagjinoheshin.
Humbja 4-0 me Liverpulin ishte katastrofike dhe presidenti Josip Maria Bartomue është shprehur shkurtimisht pas ndeshjes: “Duhet kohë për të reflektuar mbi këtë që ndodhi. Për të dytin vit radhazi përjetojmë një natë të tillë katastrofike”.
Valverde nga ana tjetër ishte i qartë: “Sigurisht që trajneri duhet të marrë përgjegjësitë e tij”. Tekniku spanjoll është në duart e drejtuesve, të cilët duhet të vendosin për të ardhmen e tij në krye të Barcelonës. tifozët janë të zhgënjyer dhe kërkojnë “kokën” e trajnerit.
Pas finales së Kupës së Spanjës me Valencian pritet që edhe të merret vendimi final për vazhdimësinë. Aktualisht nuk ka emra që qarkullojnë për ta pasuar. Fillimisht duhet vendosur se çfarë do të bëhet me Valverden.