Turbina thuajse gati, Bardhi ka edhe një kërkesë

0

Ekipi i Turbinës po vazhdon përgatitjet verore dhe  grupi në dispozicion të trajnerit Sinan Bardhi duket në formë të mirë.

Trajneri i skuadrës cërrikase është i kënaqur me merkaton, ku në skuadër jane afruar tetë blerje te reja.

Gjithsesi, teknikut kryeqytetas i duhet dhe një afrim tjetër cilësor. Bëhet fjalë për qendërmbrojtës me eksperiencë, i cili i duhet se s’bën skuadrës.

Presidenti Gjoka është vënë në kërkim dhe shumë shpejt pritet t’ia bëjë realitet kërkesën trajnerit Bardhi. Ky i fundit e ka kompletuar ekipin dhe të shtunën Turbina do të zhvillojë miqësoren e fundit në Shijak me Erzenin vendas.

Mariglen Miraka

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.