Idrizi kundër rrymës: “Jo” policisë në stadiume!

0

Flamurtari e ka nisur mirë mund të thuhet edicionin e ri, pasi në dy ndeshjet e para ka mundur që të marrë një barazim pa gola në Durrës ndaj Teutës, si dhe ka mundur minimalisht në shtëpi Kukësin.

Administratori Sinan Idrizi po i bën gjërat mirë dhe duket se po e kënaq skuadra, por krahas diskutimeve sportive në vendin tonë së fundmi ka pasur dhe një debat në lidhje me sigurinë në stadiume.

Safet Gjici dhe Ardian Takaj kanë deklaruar se policia e shtetit duhet të rikthehet në ambjentet e brendshme të impianteve. Nuk është i këtij mendimi numri 1 i Flamurtarit, i cili  thekson se nuk mund të përmendet fjala ‘bojkot’ për të tilla gjëra, por në të njëjtën kohë ai përmend se kostot për policinë private nuk janë të përballueshme.

POLICIA NË STADIUME – “Prania e policisë në stadiume nuk duhet më. Nuk duhet të kemi frikë nga uniforma, por forca e ligjit. Policia nuk duhet të jetë në stadiume. Duhet të mësohemi me këtë fakt”.

BOJKOTI – “Nëse e përdorim këtë term ndodh atëherë kur cënohen rregullat e lojës, kur blihen apo shiten ndeshje, kur gjyqtarët vijnë me xhepat plot dhe përcaktojnë garën”.

STJUARTËT – “Janë kosto shtese dhe të papërballueshëm për klubet. Kjo është ajo çfarë duhet të diskutojmë dhe hajde të mblidhemi të gjitha klubet për ta diskutuar. Kjo nuk bie në kontradiktë për atë çfarë thashë. Policia nuk duhet të jetë në stadiume. Të veproje forca e ligjit. Të vendosë ligji mbi ata persona që hyjnë në fushë apo krijojnë incidente. Edhe kur policia ishte e pranishme kemi pasur incidente”.

FUSHA E DËMTUAR  – “Me vjen keq që askush nuk foli për ndeshjen, por u morën me fushën. Thua se të gjitha terrenet janë si Uembli. Të gjitha kanë probleme. Ishte thjesht një incident. Tani gjithçka po Shkon në rrugën e duhur dhe punimet kanë rinisur. Asnjë nuk fliste kur fusha ishte në gjendje të mirë apo nuk përmbytej. Tani të gjithë folën, por për ndeshjen aspak”.

/ELTON NIKA/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.