Ekipi i Turbinës po vazhdon përgatitjet verore dhe grupi në dispozicion të trajnerit Sinan Bardhi duket në formë të mirë.
Trajneri i skuadrës cërrikase është i kënaqur me merkaton, ku në skuadër jane afruar tetë blerje te reja.
Gjithsesi, teknikut kryeqytetas i duhet dhe një afrim tjetër cilësor. Bëhet fjalë për qendërmbrojtës me eksperiencë, i cili i duhet se s’bën skuadrës.
Presidenti Gjoka është vënë në kërkim dhe shumë shpejt pritet t’ia bëjë realitet kërkesën trajnerit Bardhi. Ky i fundit e ka kompletuar ekipin dhe të shtunën Turbina do të zhvillojë miqësoren e fundit në Shijak me Erzenin vendas.
Mariglen Miraka