Tungara sot në Vlorë, firmos kontratë 3-vjeçare

Ibrahim Tungara të premten do të bashkohet me skuadrën, por stërvitjen e parë lojtari do ta zhvillojë në Veria të Greqisë. 18-vjeçari nga Mali mbërrin në Rinas sot në orën 8:00 dhe menjëherë do të udhëtojë drejt Vlorës, për të zyrtarizuar gjithçka duke firmosur kontratën me Flamurtarin, ndërsa më pas do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës drejt Greqisë, për të kryer fazën përgatitore. Vonesa e lojtarit për të mbërritur në Vlorë u kushtëzua nga disa veprime burokratike deri edhe tek vonesa e vizës. Por tashmë gjithçka ka përfunduar pozitivisht dhe lojtari ditën e premte do të jetë pranë skuadrës, për të nisur aventurën e tij me Flamurtarin.

Lojtari sulmues 18-vjeçar Ibrahim Tungara humbi plotësisht fazën përgatitore në Mavrovë, por mbërrin në kohën e duhur për të qenë pjesë e skuadrës në fazën përgatitore në Veria të Greqisë. Lojtari konsiderohet një investim mjaft i rëndësishëm për Flamurtarin, pasi vlerësohet si talent dhe kontrata e tij me vlonjatët pritet të jetë minimalisht tre-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online