Tuhel “kërcënon” Napolin me katër sulmues, Bufon i kënaqur me barazim

PSG luan sonte kundër Napolit në “San Paolo” në një sfidë spektakolare dhe të rëndësishme për kualifikimin më tej në Champions. Trajneri Tomas Tuhel dhe portieri Xhixhi Bufon kanë folur në konferencën për shtyp para sfidës së sotme, duke vlerësuar ekipin e Ançelotin.

Trajneri i druhet Napolit, por PSG ka shumë cilësi në ekip dhe mund të fitojë ndeshjen. Gjermani komenton situatën e Edinson Kavanit, ndërsa komenton dhe çështjen e mesfushorit Verrati, i cili u ndalua nga policia i dehur në timon.

Ndeshje emocionuese për Bufon, i cili rikthehet në Itali dhe në një stadium të zjarrtë. 40-vjeçari thur elozhe për Napolin dhe trajnerin Ançeloti, ndërsa tenton të ulë presionin e kësaj ndeshje. Sonte është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare sipas trajnerit italian.

TUHEL – “Napoli është një skuadër e fortë dhe kompakte, që luajnë bashkë prej vitesh. Kanë cilësi individuale dhe një mekanizëm mbrojtje të shkëlqyer. Duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë me shumë personalitet, siç kemi bërë në së fundmi në kampionat. Kemi lojtarë të mëdhenj në ekip dhe duam ta fitojmë këtë ‘raund të dytë’. Kemi ndryshuar shpesh sistemin e lojës kohët e fundit dhe do të shoh nëse do të përdor katër sulmues, duke u përpjekur të mos rrezikojmë shumë. Kavani? Ai ka udhëtuar me ne, është stërvitur, por të shohim nëse do të luajë. Jam në dyshim mes Rabiot dhe Draksler. Verrati? Bëri një gabim, nuk ishte diçka profesionale, por le ta hedhim pas krahëve këtë episod. Duhet të rikuperojmë Tiago Silvën, kapitenin tonë, ndërsa në portë do të luajë Bufon. Xhixhi është një ikonë dhe do të na japë një kontribut të madh eksperience, e nevojshme në Champions dhe kundër një skuadre që e njeh.”

BUFON – “Jam i emocionuar, nëse vazhdoj të luaj dhe në moshën 40-vjeçare ndodh për mbrëmjet si kjo kundër Napolit. Ndihem mirë dhe i motivuar. E njoh mirë ‘San Paolon’ dhe është e vështirë të luash këtu kundër një skuadre, që ka një lidhje të madhe me tifozët e saj dhe që më bëri përshtypje të madhe në ndeshjen e kaluar. Nuk është një ndeshje vendimtare, sigurisht që do të ishte një gjë e madhe të fitonim, por e rëndësishme është të mos humbasim, pasi ndeshjen tjetër e kemi në shtëpi kundër Liverpulit. Duhet të tregohemi kompaktë. Vitin e kaluar u frikësova se mos e humbisnim titullin për meritë të Napolit, që zhvilluan një futboll shumë të bukur. Me Ançelotin më duket se kanë më shumë ndërgjegjësim në menaxhimin e ndeshjes. Ançeloti? Karleto është një person special, një person atipik në këtë botë, i cili vlerësohet dhe arrin të fitojë prej 20 vitesh. Ka diçka ndryshe nga të tjerët, por ju them që si trajner është dhe më superior krahasuar me njeriun që është. Ishte ai që më kërkoi te Juventus. Më tha se do të qëndronte gjatë, por u largua kur unë kalova te bardhezinjtë. Vitin tjetër fitoi Champions-in kundër nesh në finale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online